Lajme
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
Ka pasur një përleshje mes disa azilkërkuesve të mitur në stacionin e trenit Richterswil të enjten në mbrëmje. Një person ka mbetur i plagosur me thikë.
Në orën 18:00 kalimtarët kanë denoncuar në polici një sherr mes disa të rinjve. Siç njoftoi policia kantonale e Cyrihut të premten pasdite, policia në vendngjarje ka hasur në një afgan 17-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur lehtë nga një rrahje dhe një bashkatdhetar 18-vjeçar, i cili është plagosur më rëndë nga një rrahje dhe therje me thikë. I rrituri duhej të dërgohej në spital, transmeton albinfo.ch.
Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Cyrihut, në stacionin e trenit ka pasur një konfrontim mes dy grupeve të të rinjve azilkërkues afganë të pashoqëruar.
Tri arrestime
Rreth dy orë pas sherrit, policia kantonale arrestoi tre autorë të dyshuar të moshës 17 vjeç. Të rinjtë janë afganë, teksa pas marrjes në pyetje në polici, ata do t’i referohen prokurorisë së të rinjve, shkruan 20minuten.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes