Shkurt.ch

Zvicër: 638 milionë për kulturën

Qeveria, për vitet 2012-2015 do të ndajë 638 milionë franga për kulturën. Kinematografia përfiton 158 milionë

Parlamenti Nacional i Zvicrës ka filluar këshillimet rreth ligjit për stimulimin e kulturës. Kjo ka bërë që për herë të parë parlamenti të debatojë mbi kulturën, të marrë si tërësi. Qeveria, për vitet 2012-2015 do të ndajë gjithsej 638 milionë franga për kulturën.

Pjesa më e madhe e këtij buxheti, 158 milionë franga do të shkojnë për prodhimin e filmave. Kjo, me gjithë faktin se qeveria bashkë me shumicën në komisionin përkatës kishin propozuar një buxhet për 10 milionë më të vogël.

Pas kinematografisë, përfituesja e dytë më e madh është fusha e mbrojtjes së monumenteve historike, të cilës i janë lënë në dispozicion 125 milionë franga.

Më pak se është pritur janë ndarë mjete për fondacionin kulturor “Pro Helvetia”. Nga 149 milionë franga të propozuara, atij i janë ndarë 141 milionë.

Prej nga vijnë paratë që partitë i shpenzojnë gjatë fushatave të tyre zgjedhore? Kësaj pyetjeje tash e tutje do të duhet t`i përgjigjen partitë politike të Zvicrës.