Shkurt.ch

Zvicër: 3472 kandidatë/e për vendin e deputetit

2339 meshkuj dhe 1133 femra, nisin vrapimin e tyre për postin e lakmuar të deputetit nacional

Dje është mbyllur edhe lista e fundit, ajo e kantonit Jura, për regjistrimin e kandidatëve që ia kanë mësyrë Parlamentit Nacional të Zvicrës. Kështu, tash njihen me emër të gjithë kandidatët dhe kandidatet për postin e deputetit në nivel të vendit.

Gjithsej janë paraqitur 3472 pretendentë të të dy gjinive për garat zgjedhore që do të finalizohen me zgjedhjen e 200 deputetëve më 23 tetor.

Këtu përfshihen edhe kandidatët e gjashtë kantoneve të vogla ku zbatohet sistemi mazhoritar.

2339 meshkuj dhe 1133 femra pra, nisin vrapimin e tyre që do të zgjasë rreth një muaj e gjysmë për postin e lakmuar të deputetit.

Siç njofton Tages Anzeiger, numri i femrave kandidate këtë vit ka shënuar një rënie prej 7 për qind. Ai është 32,6%, kundrejt 35.1% sa ishte katër vite më parë.

Mosha mesatare e kandidatëve për zgjedhje është në mes 40 dhe 41 vjeçare. Meshkujt kanë një mesatare më të madhe të moshës krahasuar me femrat. Rreth një e treta e vendeve në parlament do të jenë të reja, që dmth. kaq ish deputetë nuk kandidojnë më.