Shkurt.ch
Zvicër, 17`864 kosovarë më shumë, brenda një viti
Rritja shpjegohet me faktin se shumica e kosovarëve me qëndrim në Zvicër tashmë po e zëvendësojnë shtetësinë serbe me atë kosovare
Në fund të gushtit të këtij viti, numri i të huajve që vijnë nga zona e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të EFTA-s ishte 1 milion e 129638, që është për 4 për qind më i madh se në gushtin e një viti më parë, ose 43805 persona më shumë., njoftojn Zyra Federale për Migracion përmes një komunikate.
Gjatë po kësaj periudhe, numri i të huajve nga vendet jashtë BE/EFTA-s është rritur për 0.8%, ose për 5050 persona më shumë, duke mbërritur shifrën e përgjithshme prej 621663 vetash.
Marrë në përgjithësi, në fund të gushtit në Zvicër jetonin gjithsej 1 milion e 751`301 shtetas të huaj, të cilët në popullatën e përgjithshme zvicerane përbëjnë 22.3%.
Më së shumti është rritur numri i shtetasve të Kosovës, për plot 17`864. Kjo shpjegohet, edhe sipas sqarimit të Zyrës për Migracion, jo me numrin e madh të të ardhurve rishtas por me faktin se shumica e kosovarëve me qëndrim në Zvicër, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, tashmë po e zëvendësojnë shtetësinë serbe me atë kosovare.
Po për këtë arsye edhe numri i shtetasve të Serbisë në Zvicër është zvogëluar afërsisht me shifrat me të cilat është rritur numri i kosovarëve. Në të vërtetë numri i shtetasve serbë, sipas statistikës më të re është për 19`910 më i vogël se një vit më parë. Me numër të zvogëluar paraqiten edhe boshnjakët (-1079), kroatët (-977), srilankezët (-955), turqit (-264) etj.
Pas kosovarëve më së shumti të huaj “të rinj” kanë ardhur nga Gjermania (14`395), Portugalia, (9816) etj.
Ndërsa sipas numrit të përgjithshëm të tyre, më së shumti të huaj në Zvicër ka nga Zvicra (289`555 banorë) , nga Gjermania (272`906), nga Portugalia (220`446), nga Serbia 105`737) dhe nga Franca (97`288).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor