Shkurt.ch

Zgjatet në dy vjet garancia për produktet

Me këtë avancim, Zvicra barazohet me shumicën e vendeve të BE-së sa i përket zgjatjes së afatit të garancisë

Në të ardhmen, të gjitha produktet që shiten në tregun e Zvicrës do të kenë garanti dyvjeçare, në vend të njëvjeçare sa e kanë sot. Me këtë hap që ka marrë Dhoma e Kantoneve e Parlamentit Federal është përmirësuar dukshëm pozita e konsumatorit në Zvicër. Kjo dhomë përmes këtij vendimi ka hequr edhe dallimet e fundit që ka pasur me dhomën federale lidhur me këtë çështje.

Parimisht, tash e tutje produktet do të kenë garanci dyvjeçare. Mirëpo, në rastet kur tregtarët ose bujqit i shfrytëzojnë këto produkte për qëllime komerciale, do të vazhdojë të vlejë garancia njëvjeçare, shkruan drs.ch.

Me këtë avancim, Zvicra barazohet me shumicën e vendeve të BE-së sa i përket zgjatjes së afatit të garancisë.