Shkurt.ch

Zbulohet vaksina kundër varësisë nga heroina!

Njerëzit që vuajnë nga varësia, nuk do të ndjejnë më euforinë që e kanë ndjerë më parë me rastin e marrjes së heroinës

Shkencëtarët meksikanë kanë arritur një sukses të madh luftën kundër varësisë nga droga. Ata kanë testuar për herë të parë në minj një vaksinë që liron nga kjo varësi. Testi ka pasur sukses dhe së shpejti nga ajo do të përfitojnë miliona njerëz.

Shkencëtarët në fjalë janë duke e përgatitur preparatin e vaksinës edhe për njerëzit. Ndërkohë, kjo vaksinë tashmë është patentuar në SHBA, bën të ditur gazeta “The gardian”.

Vaksina funksionon ashtu që e bën trupin të mos i bëjë vend heroinës. Kështu njerëzit që vuajnë nga varësia, nuk do të ndjejnë më euforinë karakteristike që e kanë ndjerë më parë me rastin e marrjes së heroinës me gjilpërë ose duke e tymosur.

“Vaksinimi është i përshtatshëm për njerëzit që janë në varësi serioze nga heroina, të tillë që nuk kanë pasur sukses me metoda tjera kurimi dhe që, sigurisht, duan të dalin nga qarku i mbyllur i drogës”, ka thënë drejtoresha e institutit meksikan që e ka zhvilluar këtë vaksinë, Maria Elena Medina për “The Guardian”.