Shkurt.ch
Zbulohet mekanizmi për matjen e dhimbjeve
Njerëzit me sëmundje kronike lëvizin ndryshe krahasuar me të tjerët. Dhe këto dallime në lëvizje ka mundësi të maten
Hulumtues nga Universiteti ETH i Lozanës, Zvicër, kanë zhvilluar një metodë për matjen objektive tüe shkallës së dhimbjeve kronike.
Thelbi i këtij “mekanizmi” qëndron në faktin se njerëzit me sëmundje kronike lëvizin ndryshe krahasuar me të tjerët. Dhe këto dallime në lëvizje, sado të vogla qofshin, ka mundësi të maten.
Në praktikën e deritashme, pacientët të shumtën e rasteve luten nga mjekët që të vlerësojnë vetë shkallën e dhimbjes që ndjejnë, duke dhënë “notat”, nga një deri në 10. Por problem në këtë metodë paraqet fakti se jo të gjithë njerëzit e ndjejnë dhembjen njësoj.
Studiuesit, gjatë hulumtimit për të gjetur matësin e dhimbjeve kanë vënë sensorët në pjesë të ndryshme të trupit, te të sëmurët kronikë dhe te njerëzit me shëndet të plotë. Këta sensorë pastaj kanë reaguar në mënyrë fare të ndryshme te të sëmurët.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës