Teatër
Yllka Gashi: Filmi “Zgjoi” do të bëjë histori
Pavarësisht filmi “Zgjoi” nuk shkoi në ‘Oscars’, Yllka Gashi tha se ky film do të bëjë histori.
Pavarësisht se filmi “Zgjoi” nuk arriti të nominohej për çmimin Oscars 2022, ky film ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash që u nominuan në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Pas këtij lajmi, ka reaguar aktorja e Yllka Gashi, e cila përmes një postimi në Facebook ka shprehur gjithë mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e mbështetën këtë projekt.
““Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falënderuese! Faleminderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë që një vit!
Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori, duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talente e rrëfime autentike, të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe një herë, faleminderit nga zemra!”, shkroi aktorja në postimin e saj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor