Futboll
Yakin: Nuk do të luajmë për barazim
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka folur për përballjen me Serbinë
Zvicra dhe Serbia do të përballen të premten në ndeshjen vendimtare.
Helvektikëve u mjafton edhe një barazim për kualifikim tutje, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Zvicra, Murat Yakin foli fillimisht për humbjen nga Brazili. “Ishim në gjendje të tregojmë solidaritet ndaj një ekipi të fortë dhe të kontrollojmë lojën për periudhë të gjatë. Na ka munguar kurajo për të luajtur më me precizitet në sulm. Në momente vendimtare ka munguar rreziku nga ana jonë. Natyrisht që na kanë munguar Shaqiri dhe Okafor. Kemi çdo gjë në kontroll për ndeshjen ndaj Serbisë. Shpresoj se do të mund të sulmojmë me përbërjen e plotë”, ka thënë Yakin.
Ai foli për sfidën ndaj Serbisë. “Nuk mund të dilni në fushë dhe t’u thoni lojtarëve të luajnë për barazim. Duhet të luajmë për fitore. Besoj se mund të fitojmë dhe do të marrim më shumë rrezik për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Yakin.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor