Futboll

Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës

Shaqiri: Ndaj Kosovës do të kem shumë emocione, por do të jap maksimumin

Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian Euro 2024, përcjell albinfo.ch.

Në intervistën e dhënë për “The Guardian”, Shaqiri ka thënë se ballafaqimi me Kosovën do të jetë një moment krenarie, por që shprehet i bindur se do t’i bëhet një pritje e ngrohtë dhe se do të jetë moment shumë emocional.

Ai shpreson se rikthimi i tij si futbollist në atë ndeshje kualifikuese do të jetë një përvojë krejtësisht më pozitive.

“Unë luaj për Zvicrën. Por unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Unë do të jap 100% për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment duke luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë. Do të jetë emocionuese për mua dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë”, tha Shaqiri.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 9 shtator të këtij viti.