Futboll

Xhaka, shpallet i pafajshëm për baste

Mesfushori shqiptar është liruar nga të gjitha akuzat për përfshirje në baste

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është liruar nga gjitha akuzat për përfshirje të bastit.

Dyshimet ishin pas kartonit të verdhë që ai e mori në fitoren e Arsenalit kundër Leedsit 4:1, para 17 muajsh.

Pas hetimeve të shumta në këtë çështje, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka dalë se nuk ka qenë i përfshirë, raporton “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.

Federata e Futbollit të Anglisë, Komisioni i Lojërave të Fatit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit kanë mbyllur hetimet mbi dyshimin se është vënë bast që ai të ndëshkohej.

Pas gjashtë muajsh hetimi nga Federata e Futbollit të Anglisë në vitin e kaluar, çështja i kaloi Agjencia Kombëtare e Krimit pasi dyshohej për përfshirje të krimit të organizuar, por tani ky rast është mbyllur për shkak të mungesës së provave.