Futboll
Xhaka, në mesin e më të mirëve në Bundesligë
Sipas votave të publikut, Granit Xhaka është në mesin e lojtarëve më të mirë të edicionit aktual në Bundesligë.
Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane ka hapur votim për 11-shen më të mirë të stinorit vjeshtor, përkatësisht pas 16 ndeshjeve të luajtura, e Xhaka nuk ka munguar në formacion.
Përveç Xhakës, në 11-shen më të mirë të pjesës së parë të edicionit janë edhe portieri Gregor Kobel, mbrojtësit Jeremie Frimpong, Mats Hummels, Kim Min-Jae e Alejandro Grimaldo.
Në mesfushë përkrah Xhakës janë bashkëlojtari i tij, Florian Wirtz dhe Xavi Simons, ndërsa më së shumti vota në fazën e sulmit patën Leroy Sane, Harry Kane dhe Serhou Guirassy.
Xhaka ka zhvilluar 16 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka vrapuar më shumë se çdo lojtar tjetër i elitës gjermane, gjithsej 189.7 kilometra.
Ai pati po ashtu më së shumti prekje të topit, 1767 gjithsej, ndërsa pasimet i kishte me saktësi prej 93%./Koha.net
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor