Futboll

Xhaka, në histori të Zvicrës

Kapiteni i Zvicrës ka hyrë në histori të Nati-t me më shumë ndeshje

Një shqiptar në histori të Përfaqësues zvicerane. Një kapiten, një lider. Ky është Granit Xhaka.

Ndeshja ndaj Izraelit ishte e 119-ta për të me Nati-n. Ai është bërë futbollisti me më shumë paraqitje për Zvicrën, shkruan albinfo.ch.

Gjatë këtij rrugëtimi numëron edhe 14 gola, por edhe shumë paraqitje të jashtëzakonshme nga lideri i mesfushës dhe truri i Zvicrës.

Xhaka është nga viti 2011 pjesë e Zvicrës, skuadrës seniore. Me U17 ishte shpallur kampione e Botës me Zvicrën.

Granit Xhaka ka marrë pjesë edhe në tri Kampionate Evropiane e tri Kampionate Botërore me Zvicrën.