Futboll
Xhaka: Ndihem krenar që luaj për Zvicrën, por origjina dhe gjaku im është Kosova
Flet Xhaka për 20 minutes
Tashmë lojtari shqiptar, Granit Xhaka, është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar “Presioni i gjakut”, ishte radha për futbollistin kosovar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se regjisorët e dokumentarit e kanë vizituar kapitenin e “Helvetikëve” në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa kanë folur edhe me gruan e tij, Leonita.
Po ashtu, Xhaka ka folur për çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij, shkruan mediumi zviceran “20min”.
“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.
Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.
“Nuk e kuptoj përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, ka pyetur futbollisti kosovar.
Natyrisht, e pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës.
“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, e përshkruan Xhaka punën e tij brenda fushës së blertë, përcjell “Gazeta Express”.
Në të mirë dhe në të keqe, Xhaka i ka zhvilluar plot 111 ndeshje me “Nati”, ndërsa është treguar një lider i vërtetë.
“Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por, dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, përfundoi Xhaka në fund të dokumentarit.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës