Futboll
Xhaka: Ndeshja kundër Kosovës është speciale, nuk mund ta krahasoj me atë kundër Shqipërisë apo Serbisë
Përfaqësuesja e Zvicrës po zhvillon konferencën për media para ndeshjes me Kosovën, ku janë selektori, Murat Yakin dhe kapiteni, Granit Xhaka.
Kapiteni Xhaka u shpreh se ndjehet si në shtëpinë e tij teksa u shpreh krenar që është këtu duke thënë se beson që i bënë njerëzit në Kosovë të lumtur edhe pse do të luaj për Zvicren.
“Ndeshja kundër Kosovës është speciale, nuk mund ta krahasoj me atë kundër Serbisë apo Shqipërisë. Kosovën e njohim shumë mirë, i njohim edhe lojtarët. Jemi përgatitur shumë mirë dhe si në ndeshjet tjera edhe në këtë na mbetet neve lojtarëve ta dëshmojmë në fushë”, ka thënë ai.
Trajneri i Zvicrës ka thënë se pret një Kosovë shumë të motivuar ndërsa tha se kanë ardhur për të fituar dhe nuk do t’i lejojnë të luajnë lojën e tyre sepse kanë shumë lojtarë të mirë.
“Kosova ka lojtarë të mirë, por duam të fitojmë. Nesër disa lojtarë do të kenë ndeshje emocionuese, por nuk mund të flasim për këtë derisa fillon ndeshja. Është ndeshje për tri pikë, lojtarët janë profesionistë. Graniti e Xherdani janë të gatshëm për të dhënë maksimumin për të marrë pikët maksimale”, u shpreh ai.
Xhaka në lidhje me ndeshjen u shpreh i emocionuar duke thënë se ka shumë shqiptarë që luajnë në ekipe të mëdha me kombëtare të mëdha.
“Një lojë e veçantë për mua për gjithë Zvicrën. Jam shume i kënaqur që jemi këtu. Nesër padyshim se do të jetë ndeshje me shumë emocione. Asnjë ndeshje nuk krahasohet me këtë ndeshje sa i përket emocioneve”, tha ai.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor