Futboll

Xhaka, kapiten i Zvicrës në Novi-Sad kundër Bjellorusisë

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, është kapiten dhe titullar në formacionin e Zvicrës në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 kundër Bjellorusisë.

Kjo ndeshje që nisi në orën 18:00 do të luhet në stadiumin Karagjorgje në Novi Sad të Serbisë, pa praninë e shikuesve.

Dy futbollistët e tjerë shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, për shkak të lëndimeve nuk kanë udhëtuar për ndeshjen në Serbi.

Formacioni zyrtar i Zvicrës në ndeshjen kundër Bjellorusisë përbëhet nga Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Zakaria, Freuler, Xhaka, Steffen, Rodriguez, Vargas, Itten, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.