Futboll

Xhaka e Shaqiri ‘trondisin’ Serbinë, mediat atje thonë se ‘po vijnë provokuesit’

Më pak se dy javë kanë mbetur nga ndeshja Zvicër-Bjellorusi e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024 e cila mbahet në teren neutral në Novi Sad të Serbisë. Ndërkohë në Serbi mediat atje kanë nisur propagandë kundër Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

“Po vijnë provokuesit. Xhaka dhe Shaqiri vijnë në Serbi, policia do t’i ruajë në secilin hap”, shkruajnë mes tjerash portalet serbe, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja e cila zhvillohet më 25 mars, me vendim të UEFA-s është e mbyllur për publikun derisa eshe akreditimi i mesiave swrbe është pundësuar. Ndërsa tashmë është bërë e ditur se në aspektin e sigurisë Policia do të sigurojë stadiumin e Novi Sadit