Futboll

Xhaka bëhet pishman për shqiponjën, thotë se gaboi që e bëri

Gjesti i tij i vitit 2018 duke bërë shqiponjën me duar në ndeshjen ndaj Serbisë, vendosi futbollistin me prejardhje nga Kosova, Granit Xhakën në krye të futbollistëve të preferuar nga shqiptarët. Por duket se 4 vjet pas, Xhaka është penduar, pasi konsideron se nuk duhej të bënte një gjë të tillë, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ku ka folur për karrierën e tij, aventurën në Arsenal e po ashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës, Xhaka foli mes tjerash edhe për shqiponjën.

“Po, ka pasur gjithmonë histori të mira. Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë.”, ka thënë Xhaka.