Shkurt.ch

Widmer-Schlumpf u shpreh ngushëllime familjarëve

"Zvicra do të bëjë gjithçka për tu ndihmuar familjarëve të viktimave", ka thënë Widmer Schlumpf

Presidentja e Zvicrës, Eveline Widmer-Schlumpf ka shprehur pikëllimin e saj të thellë dhe pjesëmarrjen e saj në dhembjen e familjarëve të viktimave të tragjedisë së rëndë në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Valis.

Meqë edhe vetë është nënë e tre fëmijëve, ajo ndjen dhimbje të jashtëzakonshme për familjet e goditura. Widmer-Schlumpf do të udhëtojë edhe personalisht në vendin e ngjarjes për të shikuar nga afër pasojat e tragjedisë.

“Zvicra do të bëjë gjithçka për tu ndihmuar familjarëve të viktimave”, ka thënë ajo.

Ndërkohë shumë nga familjarët janë rrugës për në Valis. Athje do të vijë edhe kryeministri i Belgjikës Di Rupo.