Lajme
Washington Post: Izraeli dhe Hamasi, afër marrëveshjes për armëpushim
Sipas një artikulli të Washington Post, Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim.
Në një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, të dy palët ndërluftuese po shqyrtojnë një armëpushim pesë-ditor, gjatë të cilit mund të lirohen dhjetëra pengje izraelitë të mbajtur nga organizata terroriste islamike në Rripin e Gazës.
Në përgjigje të artikullit, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Adrienne Watson shkroi në Platformën X: “Ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur atje”.
Sipas Washington Post, lirimi i pengjeve mund të fillojë në ditët në vijim, me kusht që të mos ketë probleme të minutës së fundit.
Ndërprerja e armiqësive duhet të lejojë gjithashtu më shumë ndihma humanitare, duke përfshirë karburantin, për të arritur në Rripin e Gazës nga Egjipti.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës