Shkurt.ch

Vritet vrasësi nga Toulouse

Vrasjes i ka paraprirë një shkëmbim i ashpër të shtënash dhe shpërthimesh në shtëpinë ku ishte ngujuar vrasësi

Njësitet elite të policisë franceze kanë vrarë vrasësin nga Toulouse, Mohammed Merah i cili po mbahej i ngujuar prej më shumë se 24 orësh. Mediet franceze citojnë ministrin e brendshëm Gueant se ai ishte me armë në dorë kur ishte goditur nga plumbat e policëve.

Vrasjes i ka paraprirë një shkëmbim i ashpër të shtënash dhe shpërthimesh në shtëpinë ku ishte ngujuar vrasësi.

Mohammed Merah, 24 vjeçar nga Algjeria, ngarkohet me vrasjen e tre fëmijëve franko-hebrenj, një rabini dhe tre ushtarëve francezë me prejardhje nga Magrebi.