Shkurt.ch
Vrasësi i Toulouse i rrethuar
Vrasësi i dyshuar i tre fëmijëve franko-hebrenj, një rabini si dhe të tre ushtarëve françez me prejardhje nga Magrebi në Toulouse, duket të jetë arrestuar, edhe pse zyrtarë nga Elysée e kanë demantuar këtë lajm.
Vrasësi i dyshuar është rrethuar që nga ora 3 e mëngjesit nga forcat policore speciale françeze në apartementin e tij në një zonë të ndieshme të Toulouse. Negociatat që ti dorëzohet policisë kanë vazhduar tërë ditën.
I dyshuari në fjalë, një françez 24 vjeçar me prejardhje Algjeriane, pretendon të ketë kryer veprën e tij makabre në emër të « Al Kaidës ».
Vetëm ca metra nga vendrrethimi gjendet edhe Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. E tërë ajo lagje gjendet e rrethuar nga forcat e sigurisë.
Që nga 48 orë, e tërë Franca ka qenë në gjendje psikoze ngase i dyshuari ka kryer veprat e tija makabre duke i ndjekur viktimat dhe duke i egzekutuar me gjakftoftësi me plumb në kokë. Ai pastaj është zhdukur me motoçikletë. Disa dëshimtarë kanë thënë se ai mbante një kamerë rreth qafës, me çka dyshohet të ketë inçizuar vrasjet mizore.
Sot poashtu janë varrosur në Izrael tre fëmijët viktima të kësaj vepre makabre.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës