Kosova
VMRO-DPMNE kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
VMRO-DPMNE, në një vijë me Serbinë e Vuçiçit në raport me Republikën e Kosovës. Edhe pse Maqedonia e Veriut e ka njohur shtetësinë e Kosovës, VMRO duket se dëshiron të ngrijë marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare dhe të kthehet drejt Beogradit zyrtar.
Partia maqedonase VMRO-DPMNE ka dalë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gazeta maqedonase KOHA shkruan se deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, nuk ka udhëtuar për në Strasburg, kur në Këshillin e Parlamentit të Bashkimit Evropian pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan gazeta KOHA.
Për në Strasburg kanë udhëtuar dy anëtarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut – deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Në një bisedë me gazetën KOHA, deputetja Bilalli Zendeli tregon se pasdite fillon debati për Raportin dhe aplikimin e Kosovës si anëtare e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ndërkohë që rreth orës 20 duhet të votohet. Të dy, Bilalli Zendeli dhe Kaevski kanë paralajmëruar se do të votojnë PËR anëtarësimin e Kosovës në APKE.
Gazeta KOHA merr vesh se Nikollovski nuk ka shkuar në Strasburg, pasi qëndrimi i VMRO-së është të mos votohet PËR anëtarësimin e Kosovës, dhe me këtë, t’i bëj qejfin Serbisë dhe Aleksandar Vuçiçit.
Maqedonia e Veriut ka tre anëtarë në Këshillin e Parlamentit: Aleksandar Nikollovski i VMRO-së, Darko Kaevski i LSDM-së dhe Arta Bilalli Zendeli e BDI-së. Zëvendës të tyre janë Vllado Misajllovski, Fanica Nikollovska dhe Artina Qazimi.
Ndryshe, anëtarësimi në Këshillin e Evropës – një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 – do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Nëse sonte në Strasburg – dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar. (koha.mk)
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor