Kosova

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takohen sot

Sot do të takohen kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.

Takimi Abdixhiku – Osmani do të mbahet në orë 14:00, sipas njoftimit të tyre.

Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Alin Kurtin, por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i paanshëm në raport me subjektet politike.

Vjosa Osmani, pasi ishte ndarë nga LDK-ja, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.