Shkurt.ch

Viti më i ngrohtë në 150 vitet e fundit

Viti 2011 mund të bëhet viti më i ngrohtë në historinë e matjes së temperaturave në Zvicër, pra në 150 vitet e fundit.

Sipas SF Meteo”, në fund të nëntorit të këtij viti në malin Säntis temperatura ka qenë për 0.6 gradë më e lartë se në të njëjtën kohë të vitit 2003, vit që merrej si më i ngrohti deri më tash. Në Zvicrën e mesme, ndërkaq, temperatura mesatare më e lartë deri më tash ka qenë ajo e matur në vitin 1994, ndërsa viti 2011 është afërsisht po aq i ngrohtë sa ai 1994.

Nga muaji janar deri në maj në gjithë Zvicrën ka mbretëruar një thatësi e jashtëzakonshme ndërsa edhe gjatë vjeshtës ka pasur tepër pak reshje shiu.

Që nga koha kur ka filluar të matet temperatura në Zvicër, fundi i nëntorit ka qenë vetëm katër herë më i thatë se këtë vit.