Shkurt.ch

Virus i rrezikshëm i maskuar si “njoftim nga federata”

Kompjuterët e infektuar nga ky virus bllokohen ndërsa në ekranin e tyre paraqitet një kërkesë për të paguar 150 franga

Departamenti Federal për Drejtësi dhe Polici, u tërheq vërejtjen përdoruesve të internetit lidhur me rrezikun e një virusi të ri. Ky virus vjen i maskuar në pamjen e një komunikate të dërguar nga autoritetet federale të Zvicrës.

Kompjuterët e infektuar nga ky virus bllokohen ndërsa në ekranin e tyre paraqitet një kërkesë për të paguar 150 franga. Kjo kërkesë bëhet me “arsyetimin” se pronari i kompjuterit ka bërë një vepër të dënueshme.

Dhe, sipas njoftimit, kompjuteri do të zhbllokohet vetëm në rast të pagesës së përmendur. Në rast të kundërt, atij do t`i shlyhet pllaka.

Departamenti për Siguri u rekomandon personave të prekur nga ky virus që në asnjë mënyrë të mos e bëjnë pagesën prej 150 frangash. Sipas tij, zgjidhje më e mirë është që ta mbrojnë kompjuterin me një softuer antivirus.