Shëndetësi

“Video-lojërat po shkaktojnë probleme mendore”

"Videolojërat po bëhen më shumë se hobi dhe po bëhen të pakontrollueshme ose të pandalshme kur tashmë luhen për disa orë. Jo vetëm për “Warcraft”

Luajtja e lojërave kompjuterike për 12 orë rresht mund të jetë një problem shëndetësor-mendor.

Si rrjedhojë Organizata Botërore e Shëndetit po e shton çrregullimin nga video-lojërat në një draft për Klasifikimin e Sëmundjeve Ndërkombëtare, sipas “Forbes”.

Sipas këtij draftit, videolojërat po bëhen më shumë se hobi dhe po bëhen të pakontrollueshme ose të pandalshme kur tashmë luhen për disa orë. Jo vetëm për “Warcraft”, por edhe lojëra të tjera po shkaktojnë probleme shëndetësore, sipas OBSH-së.

“Sjelljet e ashpërsuara mund të rezultojnë në probleme personale, familjare, shoqërore, edukative, profesionale dhe shumë sfera të tjera të rëndësishme”, thuhet në draftin e kësaj organizate, transmeton Albinfo.ch.

Sipas OBSH-së, duhet së paku një vit punë për të diagnostikuar këto sjellje që shkaktohen nga luajtja e shumë video-lojërave.