Shkurt.ch
Vetëm SVP-UDC kërkon dorëheqjen e Hildebrandit!
Të gjitha partitë tjera, të përfaqësuara në Parlamentin Nacional, kanë treguar mirëkuptim për drejtorin e bankës
Pas zhurmës së madhe mediale me të cilën u përcoll afera “Hildebrand”, duket se prononcimi i protagonistit të aferës, drejtorit të Bankës Nacionale të Zvicrës, Philip Hildebrand, ka qetësuar deri diku gjakrat.
Siç raportojnë mediet zvicerane, pothuaj të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlamentin Nacional, kanë treguar mirëkuptim për drejtorin e bankës.
Këtu bën përjashtim vetëm SVP-UDC, e cila kërkon jo vetëm dorëheqjen e Hildebrandit por edhe sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit Nacional për këtë çështje.
“Hildebrandi duhet të shkojë”, ka thënë deputeti nacional nga kjo parti, Christoph Mörgeli. “Nuk guxon të ndodhë që mbrojtësi nga niveli më i lartë i valutës, ose të afërmit e tij, të bëjnë biznes me deviza. Nuk ka nevojë të ketë ligje të veçanta që do të ndalonin një gjë të tillë. Kjo duhet të kuptohet vetvetiu”, ka arsyetuar Mörgeli.
Nga ana tjetër, deputetja e SP-PS-së, Ada Marra ka thënë se dorëheqja e Hildebrandit nuk është fare në rend dite për partinë e saj. Po kështu edhe kolegu i saj nga FDP-PLR, Lüscher e ka quajtur prononcimin publik të drejtorit të Bankës Nacionale të Zvicrës “bindës dhe transparent”.
Ndërsa strategu i SVP-UDC-së, Christoph Blocher, i cili edhe ka iniciuar publikimin e kësaj afere, lidhur me rolin e tij është shprehur se ai vetë ka qenë vetëm “postieri”, i cili i ka bartur të dhënat që ia kanë dorëzuar atij prokurorë të ndryshëm, te Qeveria Federale.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara