Integrimi

Vetëm 20 veta nga Maqedonia kanë fituar azil

Sipas Eurostat, rreth 15 veta nga Maqedonia e kanë fituar statusin e refugjatit, 5 aplikacione për qëllime humanitare dhe 5 veta për mbrojtje të posaçme, që kanë të drejtën e punës

Statistikat e Eurostatit tregojnë se vetëm 20 shtetas të Maqedonisë nga 1335 veta sa kanë kërkuan azil brenda një viti në Bashkimin Evropian, e kanë fituar të drejtën e azilit, ndërsa të tjetër kanë marrë negativin.

Sipas Eurostat, këta 20 shtetas kanë fituar të drejtën e azilit në BE gjatë periudhës janar 2012 – mars 2013. Kërkesat më të mëdha të maqedonasve për azil kanë qenë në Gjermani (765), Belgjikë (175) në Francë (135), Suedi (105) dhe në Holandë (30), raporton INA.

“Rreth 15 veta kanë fituar statusin e refugjatit, 5 aplikacione për qëllime humanitare dhe 5 veta për mbrojtje të posaçme, që kanë të drejtën e punës dhe detyrime ndaj shtetit. Nga ana tjetër, janë refuzuar 1310 aplikacione”, thuhet në raportin e fundit të Eurostat.

Sipas statistikave që ka dhënë Eurostat, Maqedonia ka qenë në mesin e vendve që kanë më pak aplikime në listën e azilit. Ndërsa kampionin për azil e mbajnë shtetasin e Serbisë dhe ata të Kosovës,.

Ndryshe, shtetasit e Serbisë radhiten në vendin e tretë me 2.025 aplikacione për azilkërkim, menjëherë pas rusëve me 3.055 aplikacione dhe sirianëve me 2445 aplikacione. Kosovarët janë në vendin e pestë në disa shtete si Belgjika, Franca, Luksemburgu, Hungaria, etj.