Tematike

Vendet ku zviceranët mund të udhëtojnë pa karantinë dhe pa testim

Për të parandaluar një valë të dytë, vendet përkatëse po rivendosin kufizime të hyrjes. Këto vlejnë me siguri edhe për udhëtarët zviceranë. Në disa raste duhet të dorëzohen testet negative e në rastet tjera ka detyrim për karantinë

Aktualisht, të gjitha vendet e botës kanë këtë problem të përbashkët: si ta mbajnë sa më poshtë numrin e infeksioneve me kornavirus.

Në disa vende, virusi ka nisur të rishfaqet në mënyra alarmante. Prandaj, për të parandaluar një valë të dytë, vendet përkatëse po rivendosin kufizime të hyrjes. Këto vlejnë me siguri edhe për udhëtarët zviceranë. Në disa raste duhet të dorëzohen testet negative e në rastet tjera ka detyrim për karantinë.

Gazeta Blick ka bërë një radhitje të shteteve sipas rregullave që ato kanë vendosur për hyrjen e zviceranëve dhe të tjerëve.

Hyrja pa karantinë

Zviceranët janë të kursyer nga karantina, në pjesën më të madhe të shteteve të Evropës. Por, në shumë nga këto shtete, dhe të tjera, jashtë Evropës, megjithatë, kërkohet vënia e maskës në vendet publike si, për shembull në banka, dyqane ose bare, transmeton albinfo.ch. Kjo vlen në vendet në vijim: Egjipt, Shqipëri, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Bregu i Fildishtë, Francë, Greqi, Britani e Madhe, Itali, Kosovë, Kroaci, Lihtenshtajn, Luksemburg, Maldive, Maltë, Meksikë, Monako, Mali i Zi, Holandë, Maqedoni e Veriut, Austri, Palau, Poloni, Portugali, etj. Ndërsa në shtete si: Rumania, San Marino, Suedia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Republika Ceke, Turqia, Hungaria, Vatikani dhe Qiproja, testet për koronavirus mund të kryhen në aeroport në baza të rastit.

Hyrja vetëm me një test negativ të koronës

Ju lejohet të hyni në vende të caktuara nëse keni një test negativ të koronës. Sa kohë më parë duhet të jetë bërë testi, ndryshon në varësi të vendit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu  kërkohet vënia e maskës në hapësirat publirk. Kjo vlen në vendet në vijim:

Guinea Ekuatoriale (testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 2 ditë), Bahamas (maksimum 10 ditë), Barbados (maksimum 3 ditë), Bosnjë dhe Hercegovinë (maksimum 3 ditë), Bullgari (maksimum 2 ditë), Kosta Rika (maksimum 2 ditë), Republika Dominikane (testi do të kryhet në aeroport), Djibouti, Ekuador (maksimum 7 ditë), Irani, Kenia (maksimum 4 ditë), Liban, Mali (maksimum 3 ditë), Ruanda (maksimum 3 ditë) dhe Sejshelet (maksimum 3 ditë) ), Sri Lanka (maksimum 3 ditë) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (maksimum 3 ditë).

Hyrja vetëm me karantinë të drejtpërdrejtë

Disa vende të tjera kanë vendosur të lejojnë që zviceranët të hyjnë vetëm nëse shkojnë direkt në karantinë. Kohëzgjatja e karantinës ndryshon. Pas karantinës duhet të mbani maskë. Kjo vlen për shtete në vijim:

Andorra (karantinë 15-ditore), Benini (14 ditë), Bhutan (21 ditë), Burundi (14 ditë), Estonia (14 ditë), Irlanda (14 ditë), Islanda (14 ditë), Letonia (14 ditë), Lituania (14 ditë), Norvegjia (10 ditë), Sao Tomé dhe Principé, Sllovenia (14 ditë) dhe Taxhikistani (14 ditë).

Hyrja e pamundur

Në përgjithësi, si zviceranë nuk mund të hyni në vendet e mëposhtme, nëse nuk e keni edhe shtetësinë përkatëse të tyre:

Afganistan, Algjeri, Angola, Argjentinë, Armeni, Azerbajxhan, Australi, Bahrein, Bangladesh, Bjellorusi, Belize, Bolivi, Botsvana, Brunei, Burkina Faso, Dominica, El Salvador, Eritrea, Eswatini, Fixhi, Finlandë, Gabon, Xhorxhia, Gana. Grenada, Guinea, Guinea-Bissau, Haiti, Honduras, India, Indonezia, Iraku, Izraeli, Japonia, Jordan, Kamboxhia, Kanada, Kazakistan, Katar, Kirgizistan, Kolumbi, Kongo, Kubë, Laos, Liberi, Madagaskar, Malajzi, Marok, etj. Ishujt Marshall, Mauritania, Mauritius, Mikronezi, Moldavi, Mongoli, Mozambik, Myanmar, Namibi, Nepal, Zelandë e Re, Nikaragua, Oman, Timori Lindor, Panama, Papua Guinea e Re, Paraguai, Peru, Filipine, Rusi, Solomon Islands, Zambi, Arabi Saudite, Senegal, Zimbabve, Singapor, Afrikë e Jugut, Sudan i Jugut, Tajvan, Tajlandë, Tonga, Tuvalu, Ugandë, Uruguaj, Uzbekistan, Venezuelë, SHBA dhe Vietnam.

Disa raste të veçanta, për shembull Brazili

Hyrja në Etiopi është e mundur vetëm nëse keni një rezultat negativ të testit të koronës që nuk është më i vjetër se 72 orë. E megjithatë duhet të kaloni në një karantinë dy-javore, transmeton albinfo.ch.

Në Brazil mund të hyni sërish nëse përdorni aeroplanin. Kufijtë tokës dhe detit janë ende të mbyllur.

Hyrja në Cape Verde (Kepi i Gjelbër) lejohet nëse plotësohet një nga kushtet e mëposhtme: ose secili ka një provë negative të koronës. Përndryshe testi do të bëhet në aeroport. Nëse nuk doni të bëni një test të tillë, duhet të hyni në karantinë.

Deri në njoftimin e mëtejshëm, qëndrimi për turistët në Xhamajka është i kufizuar në një korridor fiks. Mund të qëndroni vetëm në hotele që janë çertifikuar për rihapjen, përcjell albinfo.ch. Ndryshe, hyrja lejohet.

Tunizia ka futur Zvicrën në listën e portokalltë

Në Tunizi situata është edhe më e ndërlikuar. Zvicra aktualisht është në të ashtuquajturën listë të portokalltë. Duhet të paraqitni testimin negativ të koronës për të hyrë në vend. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë pas nisjes dhe jo më shumë se 120 orë pas mbërritjes.

Atëherë duhet të kaloni në karantinë dy-javore, transmeton albinfo.ch. Gjatë vetizolimit, do të kontrolloheni çdo ditë përmes SMS dhe thirrjeve telefonike.