Shkurt.ch

Vdes mbi timon shoferi i autobusit

Një shofer autobusi dykatësh që po voziste një grup turistësh ka vdekur mbi timon. Kjo ka ndodhur dje në Widen të kantonit Aargau, derisa autobusi po udhëtonte drejt Cyrihut me cak përfundimtar Milanon.

Reagimi i shpejtë i njërit nga të pranishmit, i cili mori me shpejtësi timonin e makinës në dorë, ka shpëtuar 12 udhëtarët nga më e keqja, njofton policia kantonale e Aargaut.

Por, vetë ngasësi 53 vjeçar i autobusit, me gjithë përpjekjet e ndihmës së shpejtë, vdiq në vendin e ngjarjes, shkruan blick.ch

Paniku i udhëtarëve ka qenë i madh kur kanë vënë re se shoferi ishte shembur mbi timon dhe po e humbiste vetëdijen.