Kosova

Vdes 68-vjeçari, u gjet i shtrirë afër një qendre votimi

Raportohet se në qytetin e Pejës një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën fillore “Xhamil Kada”.

Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, ekipet emergjente kanë thënë se personi nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar, nuk ka arritur të mbijetojë, përcjell albinfo.ch.