Shkurt.ch

Vdes 109 vjeç zvicerani më i moshuar

I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë, Gremion kishte thënë: "puna të mban të ri"

Në Broc të kantonit Freiburg ka vdekur banori më i moçëm në Zvicër, Pierre Gremion. Në fillim të muajit maj ai do t`i mbushte 110 vjet.

Gremion vetëm para tri viteve është vendosur në shtëpinë e pleqve që do të thotë se deri në atë moshë ka mundur të kujdesej për veten. Më parë ai ka jetuar në Bulle, ku ka punuar një kohë të gjatë në një punëtori për mallra të mirëmbajtjes shtëpiake.

Pierre Gremion ka qenë fotograf i pasionuar. Në vitin 2008 atij i i është botuar një libër me fotografi.

Një motër dhe një vëlla të Pierre Gremion kishin arritur moshën 99 vjeçare.

I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë, Gremion kishte thënë: “puna të mban të ri”.