Lajme

Vazhdon shpërndarja e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në Gjermani, Danimarkë dhe Itali

Ambasada e Shqipërisë në Gjermani ka shpërndarë librat me rastin e rihapjes së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Berlin. Ambasada shpreh mbështetjen e saj të plotë për zgjerimin e mëtejshëm të klasave të mësimit të gjuhës shqipe.

Rifillimi i mësimit u bë i mundur nga përpjekja e përbashkët dhe koordinimi i punës mes Ambasadës së Shqipërisë, Institutit Sami Frashëri në Berlin me drejtues z. Gazmend Rushiti dhe Ambasadës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, edhe fёmijёt e komunitetit shqiptar tё Kopenhagёs dhe Roskildes janё pajisur me tekstet shkollore pёr mёsimin e gjuhёs amёtare dhe tё  kulturёs shqiptare, mundësuar falas nga Qendra e Botimeve për Disaporën.

“Sё  bashku me prindёrit qё i shoqёronin, mёsues e pёrfaqёsues tё shoqatave nё ambientet e Ambasadёs, fëmijët kёnduan e recituan kёngёt dhe vjershat nё nder tё gjuhёs, kulturёs dhe historisё  kombёtare”, shkruhet në Facebook të ambasadës.

Po ashtu, shpërndarja e teksteve mësimore vijoi edhe në Shkollën Shqipe në Bolzano të Italisë. Tekstet për mësimin e gjuhës shqipe janë dërguar falas  nga Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe janë shpërndarë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë.

Shkolla Shqipe në Bolzano e zhvillon procesin mësimor një herë në javë, për rreth 2 orë me mësuesit Irfan Muslija, Esmeralda Sadiku dhe Elona Lapi. /Albinfo.ch