Shkurt.ch

Vazhdon afera “Hildebrand”

Këshilli drejtues i Bankës Nacionale të Zvicrës në dhjetor të vitit të kaluar i kishte mohuar zërat se brenda kësaj përmes presidentit të saj Philip Hildebrand ishin bërë transaksione të brendshme të palejueshme financiare. Ndërkohë, javorja “Weltwoche” ka zbuluar diçka që e hedh poshtë versionin zyrtar.

Sipas Weltwoche-s, nuk ka qenë vetë Hildebrand ai që ka bërë transaksionin e devizave më 15 gusht, por bashkëshortja e tij.

Por, Banka Nacionale nuk ka dashur të prononcohet rreth kësaj, shkruan drs.ch.

Pasi që Hildebrand ka njoftuar Këshillin Drejtues të bankës gjatë dhjetorit lidhur me “thashethemet”, këshilli në fjalë ka arritur përfundimisht në konstatimin se “bashkëshortja e Hildebrandit, më 15 gusht 2011 ka kryer një transaksion me valutë të huaj.”

I përballur me presionin e opinionit, Hildebrand, do të prononcohet nesër rreth akuzave