Shkurt.ch
Vaudi kundër votës së të huajve
Për këtë kanë vendosur me një shumicë bindëse prej 69% votuesit zviceranë të kantonit Vaud në votimin e bërë sot
Në kantonin Vaud, sikurse deri më tash, as në të ardhmen, të huajt nuk do të kenë të drejtë të votojnë dhe as të jenë të votuar. Për këtë kanë vendosur me një shumicë bindëse prej 69% votuesit zviceranë të këtij kantoni në votimin e bërë sot.
Ata kanë kundërshtuar kështu iniciativën e marrë nga e majta dhe pjesë të qendrës, respektivisht: SP, Të Gjelkbrit, aleanca “A gauche toute” dhe CVP (Partia Demokristiane). Ndërkaq kundër iniciativës ishin partitë si ajo liberale (FDP), SVP-UDC, LDP dhe Të Gjelbrit Liberalë. Kundër ishin edhe qeveria dhe parlamenti i kantonit.
Arsyetimi i kundërshtarëve të iniciativës ishte se të huajt, nëse duan të kenë të drejtë të zgjidhen në poste politike, mund të marrin njëherë shtetësinë zvicerane.
Sikur të votohej pro iniciativës, e drejta e të huajve për të votuar dhe për të qenë të votuar do të ishte rasti i parë në Zvicër i një mundësie të tillë. Aktualisht në kantonet Jura dhe Neuchatel (të dyja frankofone) të huajt kanë të drejtë të zgjedhin por nuk kanë të drejtë të zgjidhen, respektivisht të marrin ndonjë post politik.
Krahas iniciativës për të drejtën e votës të të huajve, sot u votua edhe për ligjin e ri shkollor “Leo”. Iniciativa për këtë ligj ka fituar me 52% dhe ka pasur mbështetjen e të gjitha partive përveç SVP-UDC-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor