Shkurt.ch

Varrosen viktimat e tragjedisë në Valis

Tetë ditë pas vdekjes tragjike, Belgjika po u thotë sot lamtumirën 28 viktimave të aksidentit të rëndë të autobusit në Siders të Valisit

Në ceremoninë e varrimit dhe të zisë të viktimave belge, marrin pjesë dy përfaqësues të Qeverisë Federale të Zvicrës.

Në varrimin që mbahet sot në Lommel të Belgjikës, është e pranishme presidentja e vendit, Eveline Widmer-Schlumpf, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë Federale. Pas takimit me çiftin mbretëror të Belgjikës, presidentja do të udhëtojë për në Louven.

Nesër (e enjte) ministri i punëve të jashtme i Zvicrës, DIdier Burkhalter do të qëndrojë po ashtu në Louven për të marrë pjesë në ceremoninë e zisë të viktimave nga ky qytet, shkruan news.search.ch.

Në të dy ceremonitë do të marrë pjesë edhe një delegacion i kantonit Valis dhe përfaqësues të shërbimeve të shpëtimit.