Shkurt.ch
Valis: Identifikohen të gjitha viktimat
Ndërkaq, vazhdojnë të jenë në rrezik jete tre nxënës, të cilët janë shtruar në spitalin Universitar të Lozanës
Janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë së ndodhur më 13 mars në Siders të kantonit të Valisit, bën të ditur policia e këtij kantoni.
28 trupat e pajetë mendohet të transportohen në Belgjikë këtë të premte. Belgjika për këtë qëllim ka lënë në dispozicion tre aeroplanë të aviacionit ushtarak spanjoll, të cilët kanë aterruar në aeroportin në Sitten, Valis.
Sipas një komunikate të spitalit të Valisit, tetë fëmijë që kishin pësuar lëndime tashmë kanë lëshuar spitalin.
Ndërkaq, vazhdojnë të jenë në rrezik jete tre nxënës, të cilët janë shtruar në spitalin Universitar të Lozanës, njofton drs.ch. Gjendja e të lënduarve që po shërohen në Inselspital të Bernës është stabile.
Dje në Siders është mbajtur një meshë përshpirtëse për të vdekurit. Kryeministri i Belgjikës, Di Rupo ka shpallur të premten ditë zie kombëtare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës