Lajme

Valais: ‘Kapet’ skuteri elektronik që mund të arrijë 110 km / orë

Policia e Valais-it ka ndaluar një burrë në një skuter elektronik, i cili mund të arrijë shpejtësi deri në 110 km / orë.

Skuteri u kontrollua më vonë dhe u zbulua gjithashtu se kishte një gomë të shpuar të pasme dhe frena me defekt.

Policia thotë se nuk është hera e parë që vozitësi është në telashe për një skuter të paligjshëm – ai u kap verën e kaluar.

Ndaj tij kanë filluar akuzat, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.