Futboll

Vajzat e Kosovës triumfojnë në futboll

Kosova ka shënuar fitore në udhëtim nga Estonia, në ndeshjen e vlefshme të grupit A për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Vajzat e trajneres Afërdita Fazlia fituan 2:1.

Ishte Estonia ajo që ka duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të falë një penalltie, të cilën në gol e konvertoi Katrin Loo.

Por, “Dardanet” arritën që ta barazojnë rezultatin para përfundimit të pjesës së parë me anë të Modesta Ukës, duke i mbyllur kështu 45 minutat e parë me shifrat 1:1, transmeton Klan Kosova.

Kosova e filloi furishëm pjesën e dytë dhe e gjeti shpejt golin e përmbysjes dhe të epërsisë, përsëri me anë të Ukës në minutën e 56-të, duke siguruar kështu fitoren e dytë pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, derisa mban pozitën e katërt në tabelë, përcjell albinfo.ch.