Shkurt.ch

Ushtria do të “shoshisë” më shumë kandidatët

Nuk do të lejohen të shërbejnë në ushtri personat që më parë janë dënuar për ndonjë vepër penale

Një vendim i Qeverisë Federale për shërbimin ushtarak që hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2011 parasheh «prag» më të lartë për ata që do të shërbejnë në armatën zvicerane. Me rregullat e reja, nuk lejohen të shërbejnë në ushtri personat që më parë janë dënuar për ndonjë vepër penale.

Po ashtu, siç shkruan Tages Anzeiger (online) me rastin e dhënies në dorëzim të armëve personale, autoritetet ushtarake do të shqyrtojnë më hollësisht potencialin eventual të dhunës të rekrutit ushtarak.

Me vendimin e ri do të ketë edhe një ashpërsim të mëtejmë të provimit të aftësisë për kuadrot ushtarake.