Futboll

Man Utd me komunikatë zyrtare pas intervistës bombastike të Ronaldos

Kristiano Ronaldo lëshoi disa deklarata bombastike gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan.

Ylli portugez ka dhënë deklarata të fuqishme ku ka akuzuar klubin për tradhti, derisa nuk kurseu ofendimet edhe për trajnerin Erik Ten Hag.

Në mediat angleze kanë raportuar lajmet se United do t’i vendosë Ronaldos një gjobë prej një milionë funteve për deklaratat e papërshtatshme.

Në deklaratën e lëshuar nga United thuhet se klubi do të japë një përgjigje të plotë vetëm pasi të jenë vërtetuar faktet e plota.

“Klubi do të shqyrtojë përgjigjen e tij pasi të jenë vërtetuar faktet e plota. Fokusi ynë mbetet në përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimin e vrullit, besimit dhe bashkimit që po ndërtohet mes lojtarëve, menaxherit, stafit dhe tifozëve”, thuhet në njoftim.