Shkurt.ch

Unë dua ta sjell familjen time në Zvicër, çfarë duhet të bëj?

Ky organizim u dedikohet njerëzve që jetojnë në qytetin e Bernës dhe duan të sjellin në Zvicër dikë nga të afërmit për bashkim familjar apo duan të këshillojnë dhe mbështesin rreth bashkimit familjar dikë nga rrethi miqësor ose i punës.

Dëshironi ta sillni familjen tuaj (fëmijët, burrin, gruan, prindërit) në Zvicër? Atëherë informimi i tërësishëm e korrekt paraprakisht është një bazament i rëndësishëm për integrimin e anëtarëve të familjes. Në një mbrëmje informative të qytetit të Bernës që mbahet më 26 prill mund të informoheni dhe keni mundësi të parashtroni pyetjet tuaja. Ftesën (në gjermanisht) e gjeni këtu.

Nëse në tubimin informativ keni nevojë për përkthim në gjuhën tuaj amtare apo nëse keni pyetje të tjera mund të ndërlidheni me Qendrën Kompetente për Integrim (Kompetenzzentrum Integration), ([email protected] apo 031 321 60 36).

Në këtë mbrëmje informative do të ju përgjigjen punëtorët e shërbimeve të qytetit, ata të migracionit, pastaj të policisë për të huaj si dhe ata të Qendrës Profesionale për integrim. Ky organizim u dedikohet njerëzve që jetojnë në qytetin e Bernës dhe duan të sjellin në Zvicër dikë nga të afërmit për bashkim familjar apo duan të këshillojnë dhe mbështesin rreth bashkimit familjar dikë nga rrethi miqësor ose i punës.

Zyrtarët nga shërbimi i banorëve, ata të migracionit si dhe nga policia për të huaj do të ju njohin me kornizat ligjore dhe procedurën e bashkimit familjar. Një zyrtare nga Qendra për Integrim do të sqarojë se cilat aspekte të integrimit duhen të kihen parasysh nga me rastin e bashkimit të një pjesëtari të familjes.

Mbrëmja informative mbahet në «Le Cap» (Französische Kirche), Predigergasse 3, Bernë. Ajo është publike, e hapur për të gjithë,  hyrja pa pagesë dhe paralajmërimi nuk është i nevojshëm.

MM_April

Shkarko Dokumentin

Flyer_Familiennachzug_2015 und 2016

Shkarko Dokumentin