Kriza në Ukrainë
Ukrainë: Franca do të dërgojë autoblinda të vjetra dhe raketa të reja
Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu, ka thënë se Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra dhe raketa të reja tokë-ajër, në mënyrë që Kievi t’i përdorë në luftën kundër Rusisë.
Lecornu ka thënë se presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi atij të përgatitej për një paketë të re të ndihmës, që përfshinë pajisje të vjetra franceze, por ende funksionale, transmeton albinfo.ch.
“Ushtria ukrainase ka nevojë të mbrojë vijën e gjatë të frontit, gjë që kërkon autoblinda. Këto pajisje janë thelbësore për lëvizshmërinë e trupave dhe janë pjesë e kërkesave ukrainase”, ka thënë ai për La Tribune Dimanche.
Tutje, sipas tij, Franca synon t’i japë Ukrainës qindra autoblinda të llojit VAB dhe dërgimi i tyre do të bëhet më 2024 dhe në fillim të vitit 2025. Ai ka njoftuar se Franca po ashtu po përgatitet që t’i japë sërish raketa tokë-ajër të llojit “Aster 30”, që përdoren për sistemin SAMP/T, që Parisi i ka dhënë Kievit.
Ndryshe, raketat “Aster 30” mund të shkatërrojnë avionët luftarakë, dronë dhe raketat lundruese në një rreze veprimi prej 120 kilometrash.
Ndër të tjera ai ka njoftuar se Franca po përshpejton prodhimin e municioneve, në mënyrë që deri në verë t’ia dërgojë Ukrainës.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor