Kosova

UEFA shtynë ndeshjen Izrael-Zvicër, nuk ka ende vendim për ndeshjen Kosovë – Izrael

UEFA ka dalë me njoftim sa i përket ndeshjeve që ishin planifikuar të zhvilloheshin për kualifikimet e Euro 2024, ku përfshihej Izraeli.

UEFA ka vendosur përfundimisht që ta shtyjë ndeshjen ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Njëherësh, shtëpia e futbollit i ka shtyrë të gjitha ndeshjet e parapara që të luhen në këtë shtet, por nuk është vendosur ende për ndeshjen e së dielës së ardhshme mes Kosovës dhe Izraelit, përcjell albinfo.ch.

“UEFA-s do të presë edhe disa ditë për ta vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese e Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të luhet në datën e planifikuar më 15 tetor apo do të vendoset që të shtyhet kjo lojë”, ka njoftuar ky institucion përmes faqes zyrtare.