Futboll
UEFA dënon Serbinë për përpjekjen për djegien e flamurit shqiptar
Pak orë para se shorti i FIFA-s t’i vë Serbinë dhe Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues për Kupën e Botës 2026, shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjellje raciste të tifozëve serbë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve, përfshirë për përpjekjet e tyre për ta djegur flamurin e Shqipërisë në Zvicër.
Në ndeshjen Zvicër – Serbi, të zhvilluar në nëntor, tifozët serbë u xhiruan duke tentuar t’ia vënë zjarrin një flamuri të Shqipërisë.
UEFA tha se komiteti i saj disiplinor e akuzoi Federatën e Serbisë për “sjellje raciste dhe/apo diskriminuese” në Zvicër, më 15 nëntor, si dhe në shtëpi kundër Danimarkës tri ditë më vonë.
Sipas njoftimit, UEFA ia ka ndaluar federatës serbe të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares jashtë vendit në garat e UEFA-s, si dhe e urdhëroi t’i mbyllë pjesë të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi, transmeton albinfo.ch.
Serbia gjithashtu është dënuar nga UEFA me 173.000 euro në total.
E-Diaspora
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”? ESC 2025: Loredana dhe EAZ mund të përfaqësojnë Zvicrën në Bazel. Përmendet edhe mundësia që të...
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
-
Foto
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton mikroçipimin e detyrueshëm për macet Autoritetet federale zvicerane po shqyrtojnë nëse pronarët duhet të sigurojnë që macja e tyre të jetë...
-
Sondazh: Rritja e kostos së kujdesit shëndetësor mbetet shqetësimi më i madh i zviceranëve
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”?
-
Autoritetet e Cyrihut paralajmërojnë banorët kundër një ‘mashtrimi me parkimmatës’
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini