Lajme

Turqi: Nëntë të vdekur nga stuhia

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e shpëtimit në Turqi kërkuan 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie, e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, shkruan albinfo.ch.

Sipas tij, anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë.

Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli dhe ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit.

Ndryshe, Turqia u godit nga stuhi të fuqishme dje, ndërsa moti i stuhishëm ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri mëngjesin e sotëm.