Futboll

Trofeu i vetëm që i mungonte Messit

Lionel Messi u shpall kampion i botës me Argjentinën

Lionel Messi ka fituar shumë trofe në karrierën e tij. Por, i mungonte vetëm një. Pikërisht në ndeshjen e fundit në Botërore, Messi u shpall kampion i botës, shkruan albinfo.ch.

Messi shënoi dy gola dhe një herë me penallti, ku Argjentina mundi Francën me penallti, ndërsa 120 minutat kishin përfunduar 3:3.

Ai ka fituar edhe dhjetë tituj të kampionit në Spanjë, shtatë Kupa, shtatë Superkupa, katër Liga të Kampionëve, tre Superkupa të UEFA-s, tre Kupa të Botës për klube, një titull të kampionit në Francë.

Një herë e ka fituar edhe Kupën e Amerikës, ndërsa është shpallur edhe shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Në përgjithësi ka 42 trofe madhor, por më të rëndësisht në futboll.