Futboll

Triumfon Krasniqi

Ky duel u zhvillua në palestrën “Audi Dome” në Munih të Gjermanisë, ku përkrahja e shqiptarëve ishte e jashtëzakonshme dhe ishte një mbrëmje tërësisht shqiptare

Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Timur Nikarghoev.

Krasniqi pati pesë raunde mjaft të mira dhe në pauzë, ekipi kundërshtar vendosi ta dorëzonte meçin, përcjell albinfo.ch.

Përveç dy raundet e para, në tre tjerët Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm. Ky duel u zhvillua në palestrën “Audi Dome” në Munih të Gjermanisë, ku përkrahja e shqiptarëve ishte e jashtëzakonshme dhe ishte një mbrëmje tërësisht shqiptare.

Boksieri tjetër shqiptar Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai triumfoi ndaj boksierit argjentinas Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve.

Armend Xhoxhaj e ka mposhtur Zoltan Sera, me një nokaut të fuqishëm. Ai e nokautoi Seran, në raundin e tretë.

Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj çekut Vaclav Tojacek. James Kraft fitoi me nokaut teknik në raundin e tretë. Kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë për të, teksa 12 prej tyre i ka nokaut.