Shkurt.ch

„Toyota“, prodhuesi më i madh i veturave në botë

"Toyota" ka shitur 7.4 milionë automobila. Në vendin e dytë është koncerni amerikan “General Motors” me 7.25 ndërsa në të tretin, ai gjerman VW me 7.03 milionë

Koncerni japonez për prodhimin e automobilave “Toyota” vazhdon të mbajë vendin numër një në industrinë automobilistike në gjithë botën.

Në periudhën prej nëntë muajsh të këtij viti “Toyota” njofton të ketë shitur 7.4 milionë automobila. Sipas njoftimit që bën koncerni, kërkesat e mëdha në tregun amerikan kanë kompensuar rënien e shitjes të shënuar kohëve të fundit në Kinë.

Në shifrat e publikuara ë shitjes për këta nëntë muaj përfshihen edhe shitjet e realizuara nga firmat filiale të “Toyota”-s, Daihatsu dhe Hino.

Në vendin e dytë për numrin e veturave të shitura gjatë periudhës së fundit nëntëmujore qëndron koncerni amerikan “General Motors”, i cili ka shitur 7.25 milionë makina, ndërsa në të tretin gjiganti gjerman VW me 7.03 milionë. Në bilancin e shitjes të koncernit nga Gjermania nuk përfshihet edhe shitja e kamionëve të tipave “Scania” dhe “MAN”.